Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Nga Exit News
Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut u shty deri në shtator 2020, për shkak të situatës së rënduar të pandemisë. Vendimi u morr pas takimit dypalësh mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe kryetarit të opozitës, Hristijan Mickocski të hënën, në Shkup.

Gjitashtu edhe afati i regjistrimit të diasporës shtyhet nga 21 prilli në 30 shtator.

Zaev dhe Mickocski ranë dakord të shtynin edhe zgjedhjet vendore për në fillim të tetorit, për shkak të mos regjistrimit të popullsisë.

Regjistrimi i popullsisë ishte parashikuar të përfunsonte më 20 prill. Ndërsa zgjedhjet vendore do të mbaheshin në shtator.

Në takim nuk morrën pjesë përfaqësues nga partitë shqiptare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>