Shtyhet seanca për banorët e Astirit, ish-deputeti Balliu: Prokuroria e gjykata presion ndaj opozitës dhe banorëve

Nga Exit News
Shtyhet seanca për banorët e Astirit, ish-deputeti Balliu: Prokuroria e gjykata presion ndaj opozitës dhe banorëve

Seanca gjyqësore për ish-deputetin e PD Klevis Balliu dhe banorët e Astirit u shty. Lajmi u bë i ditur nga ish deputeti Balliu i cili deklaroi për mediat se shkaku ishte ndryshimi i prokurorit.

Balliu pohoi se prokuroria dhe gjykata duan të mbajnë në presion, opozitën dhe banorët.

“Në Gjykata pavarësisht se vjedhjet i bën qeveria, afera korruptive e Unazës doli, në Gjykata mbeten banorët dhe përfaqësuesit e opozitës. Nuk futen në burgje ata që vjedhin, por banorët. Për procesin duhet të pyesni Prokurorinë. Duan të mbajnë në presion banorët dhe opozitën.Qëllimisht ndërruan prokurorin për të shtyrë seancën.”

Ish-deputeti Balliu tha se “zgjedhjet po trokasin, dhe të jeni të bindur që do i fitojmë që të largojmë këtë bandë kriminale.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>