Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Tahiri

Nga Exit News
Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Tahiri

Gjykata e Posaçme e Aperlit ka shtyrë për në 26 qershor marrjen e vendimit për ish-ministrin Tahiri.

Ende nuk dihen arsyet për shtyrjen e seancës. Ish-ministri Tahiri ka qenë i pranishëm në seancë.

Trupa gjykuese përbëhet nga Dhimitër Lara, Nertina Kosova dhe Albana Boksi. Të tre gjykatësit janë konfirmuar nga vetingu.

Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve u rrëzuan.
Ai u dënua me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove.

Ky vendim u apelua si nga prokuroria e cila vazhdon të kërkojë 12 vite burg, ashtu dhe nga ish-ministri i cili kërkon pafajësinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>