
Takimi mes ekipeve të dialogut Kosovë-Serbi, i parashikuar për të hënën (28 shtator), u shty pa afat , për shkak të situatës me koronavirus.
Lajmi u njoftua të premten pasdite, nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një postim në Twitter.
Kosova dhe Serbia do të diskutonin për borxhet ekonomike të përbashkëta dhe procedurat për trashëgiminë pronësore.