Shtyhen zgjedhjet në Palestinë

Nga Exit News
Shtyhen zgjedhjet në Palestinë

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas njoftoi të premten se zgjedhjet do të shtyhen.

Ai sqaroi se fraksionet kryesore politike kanë rënë dakord të shtyjnë mbajtjen e zgjedhjeve të planifikuara për 22 maj. Ishin zgjedhjet e para të planifikuara në 15 vjet.

Presidenti tha se arsye për shtyrjen e tyre është një mosmarrëveshje me Izraelin për votimin në Jerusalemin lindor.

Ky vendim shkon në favor të partisë së Fatah të Abbasit, pasi e mbron atë nga një humbje e thellë që pritej të pësonte nga grupi militant islamik Hamas.

Vendet perëndimorë, raporton AP, pritet ta mirëpresin me lehtësi këtë vendim, pasi e cilësojnë Hamasin si një grup terrorist dhe janë të shqetësuara për forcën në rritje të tij.

Por, vendimi për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve lë në udhëheqje një strukturë politike që nuk ka arritur të përparojë shpresat palestineze për shtetësinë dhe shihet si gjithnjë e më e korruptuar dhe autoritare, raporton AP.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>