Shuhet në moshën 78 vjeç, Raffaella Carra

Nga Exit News
Shuhet në moshën 78 vjeç, Raffaella Carra

Ka ndërruar jetë ikona e televizionit italian Raffaella Carra.

Carra ndërroi jetë në moshën 78 vjeçe nga një sëmundje e rëndë prej së cilës vuante prej kohësh, njofton media italiane.

Lindur në Bolonjë më 18 qershor 1943 me emrin Raffaella Maria Roberta Pelloni, ajo debutoi kinema në vitin 1952 ndërsa në televizion në vitin 1961 në programin “Tempo di danza”

Kërcimtare, këngëtare, aktore, prezantuese dhe autore programesh, Carra u kthye në mbretëreshën e televizionit italian në një karrierë që zgjati rreth 60 vite.

Ajo numëron 26 role në filma, 37 spektakle televizive dhe 25 albume në karrierën e saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>