Si administrohen dhe certifikohen zgjedhjet në SHBA?

Nga Exit News
Si administrohen dhe certifikohen zgjedhjet në SHBA?

Zgjedhjet në SHBA janë lokale: çdo shtet organizon më vete me rregullat e tij zgjedhjet. Për këtë foli Neritan Sejamini në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania.

Kandidatët për president të SHBA-ve marrin pjesë në 51 gara të veçanta (50 shtet + Washington DC) dhe jo në një garë kombëtare. Ata duhet të regjistrohen në çdo shtet për garën presidenciale dhe në çdo shtet luftohet për votat elektorale të shtetit.

Rregullat e votimit dhe i gjithë administrimi i zgjedhjeve është lokal, pra bëhet nga shteti dhe nuk ka asnjë standard apo rregull federal që i detyron shtetet.

Çdo shtet ka një zyrtar të lartë të ngarkuar me përgjegjësinë e organizimit të votimeve.

Në 2/3 e shteteve, shefi i zgjedhjeve zgjidhet me votën e qytetarve dhe shumica e tyre janë persona me lidhje partiake.

Në 1/3 e shteteve zgjidhet nga guvernatori me konfirmim te senatit në disa raste.

  • 24 shtete kane si zyrtar kryesor te zgjedhjeve Sekretarin e Shtetit qe zgjidhet me voten e qytetarëve: Alabama, Arizona, California, Colorado, Connecticut, Idaho, Iowa, Kansas, Louisiana, Massachusetts, Michigan, Minnesota, Mississippi, Missouri, Montana, Nebraska, Nevada, Neë Mexico, North Dakota, Ohio, Oregon, South Dakota, Vermont, Washington dhe eyoming.
  • 2 shtete—Alaska and Utah—kanë një zëvendës guvernator të zgjedhur si zyrtarin kryesor të zgjedhjeve.
  • 3 shtete—Maine, New Hampshire dhe Tennessee—kanë një kryezyrtar të zgjedhjeve të zgjedhur nga kongresi i shtetit.
  • 5 shtete—Delaware, Florida, Neë Jersey, Pennsylvania dhe Texas—kanë një kryezyrtar të zgjedhur nga Guvernatori.
  • 9 shtete—Hawaii, Illinois, Maryland, North Carolina, New York, Oklahoma, South Carolina, Virginia dhe Wisconsin—kanë një bord apo komision zgjedhjesh. Komisioni zgjidhet nga guvernatori por konfirmohet nga senati.
  • 7 shtete—Arkansas, Georgia, Indiana, Kentucky, Rhode Island dhe West Virginia—kanë edhe një kryezyrtar edhe një bord zgjedhjesh.

Pra, amerikanët votojn dhe në bazë të votës zgjidhet elektorë — kandidati që merr shumicën e votave merr të gjithë elektorët — të cilët 3 javë pas zgjedhjeve votojnë për presidentin. Pasi shpallet fituesi, Kongresi certifikon zgjedhjet dhe shpall zyrtarisht presidentin.

Kongresi mblidhet me datë 6 janar dhe verifikojnë votimin e elektoreve. Nëse një kandidat ka marrë 270 vota elektorale atëherë Kongresi shpall fituesin. Kur asnjë nga kandidatët nuk ka marrë 270 vota, atëherë kongresi vendos për kandidatin fitues.

Vetëm 3 herë në historinë e SHBA-ve, Kongresi ka zgjedhur presidentin.

Si zgjidhen mosmarrëveshjet

Në 27 shtete nëse diferenca është më pak se 1%, votat rinumërohen automatikisht. Ndërsa në 43 shtete rinumërimi ndodh me kërkesë të një prej kandidatëve.

Sekretari i shtetit vendos se çfarë do të ndodhë në rast se nuk zgjidhet mosmarrëveshja. Nëse ende ka mosmarrëveshje atëherë çeshtjen e zgjidh gjykata e shtetit. Dhe vetëm nëse gjykata e shtetit nuk e zgjidh atëhere mosmarrëveshjen e zgjidh gjykata federale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>