Më 1 tetor do të hapen ambjentet e brendshme në kafenetë dhe restorantet në vend. Sot, u botuar nga Ministria e Shëndetësisë rregullat e reja sipas të cilave do të hapen kafenetë dhe restorantet.
Rregullat e reja për punonjësit:
1 — Duhet të deklarojnë nëse kanë pasur kontakt me një person të infektuar me Covid-19.
2 — Duhet të kontrollojnë çdo ditë nëse kanë simptoma të koronavirusit. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe personin përgjegjës.
3 — Duhet të mbajnë në çdo moment dorezat mbrojtëse dhe maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.
Pastrimi i bareve dhe restoranteve
1 — Duhet të kenë në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, maskat, dorezat dhe dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.
2 — Duhet të kenë dezinfektues me 60 për qind alkool.
3 —Duhet që personat që furnizojnë baret dhe restorantet duhet të jenë të pajisur me maska dhe me doreza.
4 —Duhet të vendoset një xham mbrojtës mes klientit dhe arketares. Këshillohet shmangia e pagesave në cash dhe kryeja e tyre me kartë.
5 – Të dezinfektohet ambjenti dy herë në ditë.
6 — Distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2m.
7 — Duhet një korridor i dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe një korridor për daljen nga ambjenti. (në varësi të sipërfaqes në dispozicion)
8 —Klientët duhet të dezinfektojnë duart para dhe pasi të hyjnë në restorante ose në bare.