Si do të votojnë shqiptarët më 25 prill?

Nga Exit News
Si do të votojnë shqiptarët më 25 prill?

Ilirjan Celibashi, kryekomisioneri i zgjedhjeve shpjegoi se si do të kryhet votimi, në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë komunikimit me median, të hënën, ai sqaroi se fleta e votimit quhet e vlefshme kur votuesi e plotëson kështu:

Kandidatët për deputet do të identifikohen me numra, sipas renditjes së dërguar nga Partia politike ose koalicioni politik.

Votuesit duhet të kenë të qartë numrin e kandidatëi dhe partisë politike.

Për të ndihmuar votuesin në cdo qendër votimit sdo të vensoim postera të mëdhenj që tregojnë numrin e secilit kandidatë.

Do të vendosim fletëpalosje në cdo dhomë të fshehtë. Nëse ndonjë prej votuesve do të ngatarrohet, mund ta konsultojë edhe njëherë informacion me fletëpalosjen në dhomën e fshehtësisë.

Një votues mund të zgjedhë partinë dhe koalicionin dhe vetëm NJË kandidatë të këtij koalicioni ose partie.

Votuesi nuk zgjedh dot një parti ose një koaliocion dhe një kandidatë jashtë kësaj partie a koalicioni.

Votuesi ka të drejtë të zgjedhë vetëm partinë, pa zgjedhur kandidatin.

Votuesi mund të zgjedhë edhe vetëm një kandidat, pa zgjedhur partinë politike ose koalicionin. Vota do të numërohet votë për kandidatin dhe për partinë politike ose koalicionin që i përket ky kandidatë.

Votuesi nuk mund të zgjedhë dy kandidatë ose dy parti politike.

Fleta e votimit do të jetë e njëjtë në të gjitha qarqet.

Celibashi i kujtoi partive politike se “ Jemi të gjithë të vëzhguar dhe monitoruar dhe secili prej nesh do të ketë mjë gjykim për atë që do të jetë përgjegjës për mospërmbushjen e përgjegjësive”. “Partitë politike duhet të angazhohen në një fushatë të qetë”, u shpreh Celibashi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>