Si e pushtoi Donald Trump Amerikën—në një hartë

Si e pushtoi Donald Trump Amerikën—në një hartë

Harta e mësipërme tregon rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA sipas komunave. Komunat me të kuqe u fituan nga Donald Trump, kurse ato me blu nga Hilari Klinton.

Sikurse u shpreh Wall Street Journal në një opinion të martën, Partia Demokratike është kthyer në një parti të elitave të dy brigjeve, krejtësisht e shkëputur dhe izoluar nga pjesa tjetër e Amerikës.

Mund të udhëtosh gati pesë mijë kilometra mes për mes Amerikës—nga oqeani në oqean—pa kaluar fare në ndonjë komunë që votoi për Hilari Klintonin.

Në fakt Hilari Klinton u mbajt në garë vetëm nga Kalifornia, shteti më i madh i Amerikës me rreth 40 milionë banorë dhe 55 vota elektorale—shteti i dytë për nga popullsia është Teksas me rreth 27 milionë banorë dhe 38 vota elektorale.

Fitorja e Hilari Klintonit në Kaliforni parashikohet me 3,5 milionë vota më shumë se Trump.

Duke qenë se në të gjithë Amerikën, Klinton është rreth 1,7 milionë vota para Trump, pa Kaliforninë Trump do të kishte siguruar një fitore të thellë popullore me pothuajse rreth 1,8 milionë vota më shumë se Klinton.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>