Si ka ecur Shqipëria në lidhje me kushtet e vendosura nga BE?

Nga Exit News
Si ka ecur Shqipëria në lidhje me kushtet e vendosura nga BE?

Kur Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat me Shqipërinë , theksoi se ekzistojnë 15 kushte që duhet të përmbushen më parë. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka mohuar ekzistencën e tyre, ato janë përcaktuar qartë në vendimin zyrtar të KE.

Exit ju sjell më poshtë listën me 15 kushte me një përditësim mbi përparimin drejt secilës prej tyre.

Miratimi i Reformës Zgjedhore

Më 5 qershor, u arrit marrëveshja midis partive politike në lidhje me reformën zgjedhore. Pas kalimit të disa afateve dhe ndërhyrjes të vazhdueshme të ndërkombëtarëve, të katërt anëtarët e këshillit arritën një marrëveshje. Ndërsa është aprovuar në parim, pritet të kundërshtohet nga opozita parlamentare. Disa pohuan se “marrëveshja” është vetëm një pa reformë pasi asgjë nuk do të ndryshojë vërtet.

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese është jofunksionale dhe nuk ka kuorumin minimal prej gjashtë anëtarësh për të vendosur. Disa nga anëtarët janë zgjedhur në kundërshtim të plotë me Kushtetutën. Çështja aktualisht po shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, i cili, sipas një draft opinioni të publikuar, pajtohet me emërimin e anëtarëve nga Presidenti Meta dhe ankesat e tij për procedurën e emërimit të udhëhequr nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi.

Funksionimi i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë u bë jofunksionale në mars të 2019. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ish-prokurori komunist, mandati i të cilit mbaroi vite më parë, u hoq mandati javën e kaluar, pavarësisht kundërshtimit të tij. Aktualisht gjykata drejtohet nga Kancelari ndërsa tre nga gjyqtarët e rinj nuk plotësojnë kriteret themelore për pozitën e Kryetarit.

Krijimi i strukturave kundër krimit të organizuar dhe antikorrupsionit / funksionimi i SPAK

Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK), e cila do të hetojë zyrtarët, prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar u themelua në dhjetor 2019. Deri më tani, ata nuk kanë dhënë ndonjë rezultat thelbësor ose domethënës.

Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në bashkëpunim me Shtetet Anëtare dhe përmes Planit të Veprimit për adresimin e krimit financiar;

Qeveria ka krijuar një polici speciale që supozohet të ketë si synim krimin e organizuar. Kjo polici i përgjigjet vetëm Ministrisë së Brendshme, nuk mbikëqyret dhe vepron jashtë gjyqësorit. Ata kanë fuqinë për të vëzhguar, ndjekur, përgjuar komunikime, konfiskuar pasuritë dhe të kërkojnë këdo në çdo kohë, pa pasur nevojë për një urdhër gjykate. Kjo në vetvete mund të konsiderohet jokushtetuese dhe sjell në dyshim efektivitetin dhe ligjshmërinë e një operacioni të tillë.

Ulja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë

Numri i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë azil në vendet e BE mbetet i lartë. Shqipëria është ndër një nga dhjetë vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në vitin 2019, duke u renditur së bashku me Irakun, Pakistanin, Iranin dhe Nigerinë.

Rishkimi i ligjit të medias në linjën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias

Komisioni i Venecias bëri thirrje për mosmiratimin e ligjit për median duke thënë se ai do të ketë një ndikim kufizues në lirinë e mediave. Qeveria shqiptare ende nuk ka reaguar dhe nuk dhënë asnjë shenjë nëse do të rishikojë ligjin në përputhje me atë që Komisioni ka propozuar.

Vazhdimi i Reformës në Drejtësi

Rreth 700 gjyqtarë dhe prokurorë duhet të kalojnë procesi e vetingut, ndër të cilët rreth 90 kanë dhënë dorëheqjen para se të verifikohen. Procesi është larg përfundimit, ka dështuar në shumë aspekte dhe duket se nuk do të jetë më një përparësi serioze e qeverisë. Qytetarët shqiptarë kanë pak besim në pavarësinë ose efektivitetin e tij. Çështje të shumta kundër shkarkimit nga detyra aktualisht janë në pritje të shqyrtimit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Fillimi dhe përfundimi i gjykimit në shkallë të parë kundër ish zyrtarëve dhe politikanëve të përfshirë në blerjen e votave;

Deri më tani, askush i implikuar në blerjen e votave, duke kërcënuar votuesit, manipuluar zgjedhjet nuk është ndjekur penalisht ose dënuar. Në fakt, një nga personat bashkëpunëtar me bandat kriminale për manipulimin e zgjedhjeve, Damian Gjiknuri, është kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Zëri i kryeministrit Edi Rama shfaqet edhe në përgjimet për blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve dhe përgjigjja e tij ishte se ai “do ta bënte atë përsëri”.

Progresi në reformën administrative

Ndërsa janë krijuar disa portale online dhe është ndryshuar Ligji për statusin e nëpunësve civilë, duket se nuk kanë sjellë rezultate të pritura. Një studim i UNDP për vitin 2019 zbuloi se shqiptarët në përgjithësi janë të pakënaqur nga performanca e bashkive.

Zbatimi i Reformës Zgjedhore

Marrëveshja e 5 qershorit është ende në diskutim dhe është larg zbatimit. Edhe nëse miratohet, duket se nuk ka gjasa që ndryshimet të zbatohen para zgjedhjeve të vitit 2021, pasi ka më shumë se sa të ngjarë që qeveria dhe opozita të interpretojnë marrëveshjen në një mënyra shumë të ndryshme.

Vendimi mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019

Gjykata Kushtetuese ende nuk është shprehur mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019, ku Partia Socialiste garoi e vetme. Kjo për faktin se ajo nuk kuorumin për të marrë vendim.

Miratimi i akteve nënligjore për Ligjin për Pakicat Kombëtare;

Miratimi i akteve nënligjore për Pakicat Kombëtare është ende i paplotë. Këshilli i Evropës dhe Departamenti i Shtetit në SHBA i kanë bërë thirrje qeverisë të zbatojë më shumë masa mbrojtëse për pakicat.

Miratimi i ndryshimeve për Rregjistrimin e Popullsisë

Ligji për Rregjistrimin e Popullsisë është ende duke u diskutuar dhe pritet të miratohet brenda këtij viti.

Ecuria e rregjistrimit të pronave

Ndërsa fillimi i procesit të regjistrimit të pasurive filloi në 8 qershor në jug të vendit, ai është ende në fillimet e tij. Ende ka çështje të shumë qytetarëve që ishin në proces legalizimi, të cilëve iu ndalua ky procesin dhe qeveria i shkatërroi shtëpitë e tyre për t’i hapur rrugë zhvillimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>