Si votuan italianët që jetojnë në Shqipëri

Si votuan italianët që jetojnë në Shqipëri

53 për qind e qytetarëve italianë, të cilët jetojnë në Shqipëri, votuan pro referendumit kushtetues të qeverisë Renzi. 46, 2 për qind prej tyre votuan kundra.

Sipas të dhënave të publikuar nga gazeta italiane Repubblica.it në Shqipëri ka 1,016 italianë me të drejtë vote. 507 prej tyre votuan, ndër to 223 kundra referendumit, 254 pro tij dhe 30 vota të pavlefshme.

Sipas rezultateve të referendumit, pjesa më e madhe e emigrantëve italianë ishin pro referendumit. Në vendet me numrin më të vogël të emigrantëve italianë ka mbizotëruara vota kundër.

Në vendet ku prania e italianëve kufizohet vetëm në përfaqësi institucionale si ambasada, konsullata, misione ushtarake, apo OJQ etj, kanë votuar më shumë kundër ndryshimeve kushtetuese, pra duan sistemin ekzistues. Ndërsa në vendet ku ka një komunitet italian më të zgjeruar si emigrantë, sipërmarrës, punëtorë është ndjerë më shumë nevoja për ndryshim në sistemin institucional të Italisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>