Si mund të pajiseni me leje për të dalë nga shtëpia pas orës 22:00

Nga Exit News
Si mund të pajiseni me leje për të dalë nga shtëpia pas orës 22:00

Që prej ditës së mërkurë, 11 nentor, qytetarët mund të dalin nga shtëpia nga ora 22:00 deri në orën 06:00 vetëm me leje nga qeveria, për arsye pune ose të domosdoshme.

Nga ky rregull përjashtohen personat që kanë leje për të shkuar në punëm, si staf mjekësor, gazetar, apo punonjësit e turnin të tretë.

Procedurat e pajisjes me lejen e daljes nga shtëpia mund ta lexoni tek portali e-Albania.

Si mund të pajisesh me leje dalje:.

Lejet e daljes nga shtëpia do të merren online, përmes aplikimit në platformën qeveritare e-albania.

Personat, të cilët kanë një telefon inteligjent ose një kompjuter do të veprojnë kështu:

Hyni tek platforma e-albania. Nëse keni një llogari në këtë platformë klikoni direkt tek alternativa “Hyj”. Nëse nuk keni një llogari të hapur në platformë do të duhet ta krijoni një të tillë. Llogaria e re krijohet duke zgjedhur alternativën “Regjistrohu”, në fillim të faqes — për tu regjistruar duhet numri i leternjoftimit.

Pasi të keni hyrë në platformën e-albania, kërkoni  sipas nevojës “Leje për dalje”, “Leje për Punë”, “Leje për qarkullim me mjet ose pa mjete”, “Leje e domosdoshme”.

“Leja për punë”  vlen vetëm për fashën orare 22.00 – 06.00 dhe mund të përzgjidhet nëse do të përshkohet rruga me ose pa mjet qarkullimi rrugor.

“Leje për arsye të domosdoshme” vlen për cdo ditë të javës brenda fashës orare 22.00 – 06.00 vetëm për qytetarët të cilët duhet të dalin në këto orare për nevoja specifike.

Në ekran do tju shfaqet një sqarim, mbi alternativën e zgjedhur dhe hapat që duhet te ndiqni. Shkoni në fund të faqes dhe klikoni “Përdor”.

Leja do tju vij menjëherë në telefon me mesazh ose në email, në varësi të alternativës që keni zgjedhur.

Persona që do të lëvizin pa leje, duke nisur nga dita e mërkurë, 11 nentor, do të gjobiten. Policia do të kontrollojë kodin me viza të lejes, e cila do të jetë në email, ose në telefonin tuaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>