Si qendron e vërteta e mandatit të ish-deputetit Shkelqim Selami

Nga Exit News
Si qendron e vërteta e mandatit të ish-deputetit Shkelqim Selami

Shkelqim Selami ka reaguar në faqen e tij në Facebook në lidhje me akuzat e dënimit të tij në Itali. Ai postoi një dokument nga ministria e drejtësisë italiane ku tregohet se ndaj tij nuk është dhënë asnjë vendim dënimi.

Në vitin 2016 Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ndërpreu mandatin e Selamit pasi ai kishte gënjyer në formularët e vetdeklarimit për të shkuarën e tij.

Kështu, më 31 Gusht 2006 zoti Selami është ndaluar nga policia italiane, ku prokuroria më pas ka vendosur masën e arrestit me burg. Ai akuzohej për pjesmarrje në organizatë kriminale.

Nga dokumentat e dërguara pranë KQZ-së rezulton se prokuroria italiane ka pushuar çështjen ndaj Selamit pasi është parashkruar vepra penale për të cilën ai akuzohej.

Megjithatë, ligji dekrimnalizimit parashikon se :

“Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë:

[…]personat që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal”

KQZ argumentoi në vendimin e saj se ndaj Selamit ka patur një masë sigurie dhe nuk ka asnjë vendim pafajësie, duke vendosur shkarkimin e tij si deputet.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme