JaMystic nuk iu ndahet ëmbëlsirave. Kjo recetë është e parezistueshme.
Në familjen tonë nuk arrin të ndahet nëpër pjata, por konsumohet në çast.
Tartë me dardhë
Pak histori
Ka shumë varietete dardhësh, por jo të gjitha janë të ngrënshme.
Dardha e ka origjinën nga Azia ( Kina) por emri i saj vjen nga latinishtja “pyrus”.
Dardhat janë një fryt shumë i pasur me fibra. Ato janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid folik. Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidant, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj.
Dardhat përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për ta absorbuar kalciumin që ndihmon në parandalimin e osteoporozës.
Përveç të gjitha këtyre cilësive ajo është edhe e shijshme
Për 4 persona:
- 1 petë sfoljatë
- 1 vazo (200g ) pure molle JaMystic
- 30 g gjalpë
- 30 g sheqer
- 4 dardhë Williams
Ndezim furrën në 200 gradë. Në një formë apo tepsi vendosim letër pjekjeje dhe petën sfoljatë e pickojmë me pirun që të mos fryhet gjatë pjekjes. Shtrojmë purene e mollës mbi gjithë bazën në mënyrë të njëtrajtshme.
Qërojmë dardhët dhe i presim ( duke iu hequr zemrën) në formë gjysëm hëne.
I vendosim ato duke krijuar rrathë nga më i gjeri deri tek më i ngushti duke përfunduar në qendër. Përfitojmë kështu një formë luleje.
I hedhim në mënyrë të njëtrajtshme sheqerin dhe gjalpin në copëza në të gjithë sipërfaqen. Përveshim anët e petës në formë gërsheti dhe e fusim në furrë në 200 gradë.