Si të jetosh mirë në një shoqëri të korruptuar

Nga Parid Turdiu
Si të jetosh mirë në një shoqëri të korruptuar

Ka kohë që kam hequr dorë nga ideja për të ndryshuar botën, se nuk jam aq i krisur.

“Vetëm dikush aq i çmendur sa të besojë se mund ta ndryshojë botën, me të vërtetë e ndryshon atë”—thoshte Steve Jobs.

Në rastin e Shqipërise, korrupsioni është i thellë, deri në qeli. Që të arrijë në nivelin e shtetit të së drejtës, ku ka arritur sot Perëndimi, Shqiprisë do t’i duhen 300 vjet.  Nuk bëhet me aksion, por do vijë në mënyrë natyrale, se nuk janë disa kokrra, por është një kulturë e tërë korruptimi.

Për mua, çështja nuk shtrohet si mund të luftohet korrupsioni në Shqipëri, por si mund të jetohet mirë, jo vetëm materialisht, por edhe intelektualisht e shpirtërisht — trup-mendje-shpirt — në një shoqëri të korruptuar.

Besoj në mënyrë “artizanale”.  Vëri vizën shtetit e sistemit dhe ndërto në izolim mjedisin tënd të këndshëm.

Mbaj shënime për shkëmbimet personale: shpërble të mirën me të mirë, hakmerru ndaj atyre që të bëjnë keq. Bëj akte të vogla bamirësie.

Me një fjalë jeto si gjyshërit tanë në kohë të Turqisë, apo si siçiljanët.

Kjo do jetë tema ime e doktorates në sociologji: “Të jetosh mirë në një shoqëri të korruptuar.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>