Në qoftë se keni bërë një kimë me mish si salcë për makarona dhe iu ka ngelur akoma,
Jamystic iu propozon një alternativë për një pjatë të re:Patate me kimë
Pak histori
Patatja është një nga perimet që ka ndihmuar mē shumë në historinë e njerëzimit falë prodhimit të saj të bollshëm dhe konservimit të saj të mirë.
Origjina e saj është nga Andet e Amerikës së jugut ku edhe është kultivuar për herë të parë nga fiset Inkas. Atje gjenden rreth 3000 varietete jo të gjitha të konsumueshme.
Emri i saj patate vjen nga papa *me të cilën njihet në Peru dhe *babata që i thonë patates së ëmbël po në Peru.
Kryqëzimi i këtyre dy emrave dha për europianët emrin patate.
Ajo është një burim i konsiderueshëm i vitaminës C dhe është e pasur me potas dhe magnez. Është burimi primar i polifenolit bashkë me mollën.
Patate me kimë
Për 4 persona nevojiten:
- 6 patate (të verdha)
- 300g mish i grirë
- 1 qepë të thatë ose 4-5 qepë të njoma
- 2 gjethe dafinë
- 2 vezë
- 1 thelp hudhër ose një të njomë
- 2 gota qumësht
- 50g gjalpë
- 50 g djath të emental (ose djathë që shkrin)
Në një tenxhere të thellë ziejmë patatet e qëruara me pak kripë.
Në një tigan skuqim qepën, hudhrën dhe mishin e grirë dhe i lëmë me të zjejne për 10 min duke u hedhur një gotë ujë dhe e duke e pasuruar me erëza ( dafinë kripë, piper). Nga momenti i fundit i hedhim një lugë miell dhe e trazojmë në mënyrë që masa të lidhet .
Ndezim furrën në 250 gradë.
Shtypim patatet duke shtuar qumështin e nxehtë, gjalpin dhe vezën rrahur.
Nje enë qelqi të thellë që shkon në furrë e lyejmë me vaj dhe hedhim në të gjysmën e puresë , pastaj një shtresë kime dhe përfundojmë me gjysmën tjetër të puresë.
I hedhim përsipër një përzierje vezë, djathin e grirë dhe pak gjalpë dhe e vendosim në furrë në 220 gradë për 20 min.