29 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit.
Kjo është dita me më shumë të infektuar që prej 4 prillit.
Të infektuarit e rinj janë:
- 20 në Tiranë, duke e çuar totalin në 276,
- 7 në Krujë, duke e çuar totalin në 65,
- 2 në Shkodër, duke e çuar totalin në 102.
Tirana
13 prej të infektuarve të rinj në Tiranë janë në burgun 313. Dyshohet se i infektuari i parë është një i burgosur italian.
Nuk dihet ende nëse të gjithë të infektuarit e rinj janë të burgosur, apo nëse ka dhe të infektuar mes stafit të burgut.
Një tjetër e infektuar në Tiranë është kryeinfermierja e Pediatrisë në QSUT.
Krujë
6 prej të infektuarve të rinj janë punonjës të dy fasonerive, ndërsa i shtati është familjar i një pacienti të mëparshëm.