
Dy punonjës në Lezhë janë plagosur pasi kanë rënë nga skela. Ata kanë qenë duke punuar kur kanë rënë nga skelat.
Punëtorët janë dërguar menjëherë në spital. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë punës.
Gjatë dy viteve të fundit, ka pasur mbi 40 punëtorë të dëmtuar apo dhe që kanë humbur jetën gjatë punës.
Vetëm në vitin 2019, mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuesedhe shkaktoi të paktën 34 viktima.