
Një 86-vjeçare nga Cakrani i Fierit është sjellë me urgjencë mëngjesin e së martës në spitalin Infektiv në Tiranë, pasi është infektuar me Covid-19.
Fillimisht e moshuara është paraqitur në spitalin e Fierit, pasi ka pasur të gjithë simptomat kryesore të virusit. Asaj i është bërë testi dhe ka rezultuar e infektuar.
Dyshohet se ajo është infektuar në Tiranë, ku ka vizituar nipin e saj, i cili ka rezultuar i infektuar me Covid 19.