Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino njoftoi se të mërkurën Komiteti Teknik do të mblidhet për të vlerësuar situatën dhe për të marrë masa të reja.
Data 2 dhjetor është përfundimi i zbatimit të ndalim qarkullimit gjatë natës për qytetarët dhe bizneset.
Gjatë emisionit Përballen, Bino u shpreh se një nga rrugët kryesore të infektimit është përmes ajrit.
“Komiteti do të mblidhet nesër dhe do të diskutojmë me ato të dhëna që kemi marrë. Ne i dijmë rrugët e transmetimit të infeksionit. Nëse nuk e dinim në fillim, tani e dijmë që jo vetëm përmes spërklave mund të infektosh dikë, por edhe kur flet pasi virusi qëndron në ajër. Rruga kryesore është në ajo ajrore. Këto janë disa elementë të rëndësishëm. Vendet kryesore të infektimit janë vendet e mbyllura, zyrat, baret, restorantet. Maska jo vetëm mbron veten, por edhe atë që ka përballë.”
Bino shtoi se e gjithë popullata duhet të vaksinohet për të shkëputur zinxhirin e infektimeve, duke theksuar se Shqipëria nuk arrin ta bëjë dot.