Silvia Bino: Shumica e rasteve me variant Delta, të pavaksinuar

Nga Exit News
Silvia Bino: Shumica e rasteve me variant Delta, të pavaksinuar

Drejtoresha e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino deklaroi të premten në një intervistë për Zërin e Amerikës se rastet e reja me variantin Delta të Covid-19 i përkisnin me shumicë personave të pavaksinuar.

Vetëm 2-3 në përqind janë raste që janë vaksinuar me dy doza dhe vetëm 10 përqind me një dozë. Gjë që tregon qartë se ne kemi një epidemi të pavaksinuarish dhe që vaksinat janë efektive në jetën reale në Shqipëri,” u shpreh zonja Bino.

Ajo sqaroi se autoritetet ende nuk po mendojnë për shtrëngim të masave, pavarësisht shtimit të rasteve, pasi ende nuk mund të flasim për “një transmetim të gjerë komunitar”.

Bino pohoi se në të ardhmen duhet të ketë një mekanizëm detyrues për vaksinimin, pasi ndërgjegjësimi mund të tentohet deri në njëfarë pike.

“Unë mendoj se dhe ne duhet të kemi mekanizma detyruesë brenda vendit, në mënyrë që numri i vaksinimeve të rritet dhe njerëzit të bëhen më të ndërgjegjshëm,”tha ajo.

Bino u bëri apel si qytetarëve dhe autoriteteve për zbatimin e masave, pasi ka një shkujdesje të madhe, por ajo nuk rekomandon kufizimet në udhëtime pasi vendet që i kanë aplikuar kanë parë rritje të rasteve gjithsesi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>