Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi vendimin e Ministrinë e Brendshme për mosdhënien e azilit për Selami Simsek.
Shtetasit turk Selami Simsek iu refuzua kërkesa për azil nga Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë, në Ministrinë e Brendshme, pasi pretendimet e tij janë cilësuar si abuzive dhe dukshëm të pabazuara.
Më pas do të ishte Gjykata Administrative që do ta rrëzonte kërkesën e shtetasit turk, pasi sipas tyre atij nuk i rrezikohet jeta në Turqi.
Në fillim të vitit, Gjykata e Strasburgut i kërkoi shtetit shqiptar të mos dëbojë në Turqi shtetasin turk Selami Simsek pa përfunduar procedurat gjyqsore.
Kështu, pas presionit ndërkombëtar dhe rrëzimit të vendimit nga Apeli Administrativ, Simsek ka të drejtë të aplikojë sërish për azil në Shqipëri.
Selami Simsek u arrestua bashkë me një shtetas tjetër turk Harun Çelik në vitin 2019, teksa po udhëtonin përmes aeroportit të Rinasit për në Kanada me pasaporta false.
Simsek paditi Komisionin për Azil pasi ai refuzoi kërkesën e tij për azil në Shqipëri dhe i kërkoi gjithashtu gjykatës pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.
Simsek pretendon se persekutohet nga shteti turk pasi e akuzojnë si të përfshirë në veprimtari të jashtligjshme me lëvizjen Gylen.