Një vaksine e tretë antiCovid e Sinopharm (CNBG) në Kinë ka marrë miratimin rregullator për të hyrw në fazën e testimit njerëzor, raporton Reuters.
Filiali shtetëror i Grupit Kombëtar Farmaceutik të Kinës (Sinopharm) tha që prodhimi i vaksinës me proteina të kultivuara në fabrikë, nuk kërkon nivel të lartë biosigurie.
Kjo nënkupton se vaksina e re mund të jetë më e lehtë për t’u prodhuar sesa dy vaksinat e para, që po përdoren për vaksinimin masiv të Kinës.
Më shumë se 10 vaksina të ndryshme po testohen nga shkencëtarë kinezë dhe janë në faza të ndryshme të provave klinike.
Ndërkohë, katër vaksina janë miratuar për administrim: dy nga Sinopharm CNBG, një nga Sinovac Biotech dhe një nga CanSino Biologics.
Një vaksinë e pestë nga Instituti i Mikrobiologjisë i Akademisë Kineze të Shkencave, gjithashtu me bazë proteine, është miratuar për përdorim të kufizuar në kushtet e emergjencës.