Grupi Kombëtar Farmaceutik i Kinës Sinopharm, do të duhet të vlerësojë rezultatet nga provat klinike për të vendosur nëse vaksina kundër COVID-19 ka nevojë për përforcime.
Kështu njoftoi të dielën kompania Sinopharm. Teksa variantet e reja të virusit po risin rastet e Covid-19, kompanitë po përpiqen të gjejnë mënyra për të përforcuar vaksinën kundër këtyre varianteve.
“Rezultatet paraprake deri më tani treguan se vaksinimi përforcues mund të rrisë në mënyrë efektive antitrupat neutralizues dhe qëndrueshmërinë e antitrupave, dhe gjithashtu të përmirësojë aftësinë e vaksinës për t’i rezistuar mutacioneve”, tha Zhang Yuntao, nënkryetar i Grupit Kombëtar të Biotec të Kinës (CNBG).
Sinovac po importon variantin nga Brazili për kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave.
Varianti i Afrikës së Jugut mund të përbëjë një kërcënim më të madh se të tjerët bazuar në përgjigjet e antitrupave të shkaktuar nga vaksina nga CanSino Biologics Inc (CanSinoBIO), tha një ekzekutiv i kompanisë.