Mbrëmë , Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve ka lajmëruar rikthimin e ujit në Spitalin Universitar Nënë Tereza. Sipas Spitalit Nënë Tereza, uji mund të përdoret për shërbime spitalore dhe larje, por nuk është i pijshëm.
Mungesa e ujit që prej mbrëmjes së të dielës, ka shkaktuar dhe shtyrje të operacioneve. Tani pritet që gjendja t’i rikthehet normalitetit.