Një tjetër rast i abuzimit të fëmijëve në shtëpitë e fëmijëve në Shkodër ka ngjallur shumë shqetësime në publik. Exit trajtoi disa çeështje në lidhje me situatën aktuale në këtë sistem në një artikull të mëparshëm.
Sot, po ju sjellim disa të dhëna rreth sistemit, për të krijuar një ide më të qartë rreth tij:
- Në Shqipëri ka 24 qendra rezidenciale për mbajtjen e fëmijëve; 8 prej tyre janë publike dhe 16 jopublike, kryesisht të menaxhuara nga organizata të ndryshme jofitimprurëse.
- 857 fëmijë të moshës 0–18 vjeç qëndrojnë në këto qendra, 476 prej të cilëve në ato shtetërore dhe 381 në institucionet jopublike.
- Fëmijët e moshës 0 deri në 6 vjeç vjeç mbahen në shtëpitë e foshnjës; ndërsa ata të moshës 6-18 vjeç në shtëpitë e fëmijës.
- 37 për qind e fëmijëve në këto institucione janë nën moshën 3 vjeç.
- Fëmijët me probleme zhvillimore mbahen në institucione të specializuara, si qëndra rezidenciale e zhvillimit në Durrës.
- Pjesa më e madhe e fëmijëve të strehuar janë jetim; shumica janë braktisur nga familjet për pamundësi ekonomike.
- Rreth 30 për qind e fëmijëve qëndrojnë më pak se 12 muaj në këto qendra;
- Shtëpia e Foshnjës Tiranë strehon numrin më të madh të fëmijëve deri në moshën 3 vjeç – përkatësisht 78 fëmijë.
- Qendra Fëmijët Shkollorë Shkodër strehon numrin më të madh të fëmijëve të moshës 6-18 vjeç, 54 fëmijë.
- Kosto javore për mbajtjen e një fëmije në institucionet pritëse varion nga 18 euro deri në 140 euro në javë për fëmijë.