Numrat e telefonit të këshilltarëve të lartë të Dalai Lamës besohet se janë përgjuar me programin Pegasus të prodhuar në Izrael, nga qeveria indiane, sipas The Guardian. Ndër të përgjuarit ishte edhe presidenti i qeverisë në emigrim, Lobsang Sangay, stafi i udhëheqësit tjetër shpirtëror budist, Gyalwang Karmapa, dhe disa aktivistëve dhe klerikëve të tjerë që janë pjesë e komunitetit të mërguar në Indi.
Personat e dyshuar si të përgjuar nuk pranuan të dorëzonin telefonat për të konfirmuar nëse janë përgjuar. Por analiza teknike e 10 telefonave të tjerë në listën e dyshuar të klientëve indianë gjeti gjurmë të Pegasusit.
Telefonat e udhëheqësve shpirtëror tibetian u përgjuan për herë të parë në fund të vitit 2017, para dhe pasi ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama u takua me Dalai Lamën, privatisht .