Sllovakia dhe Kroacia janë në negociata me Rusinë për furnizimin me vaksinën Sputnik V, raporton Politico.eu.
Kryeministri sllovak, Igor Matovič tha se të enjten qeveria do të diskutojë për këtë çështje, duke theksuar se është koha për tu furnizuar me vaksinën Sputnik V.
Matovič tha se vaksina është efektive .
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Vili Beros njoftoi se vendi ka arritur një dakortësi me Rusinë të mërkurën, duke shtuar se duhet një garanci për efektivitetin e saj.
Vaksina Sputnik V është duke u përdorur në Serbi, ku para pak ditësh presidenti Vuçiç njoftoi se kjo vaksinë do të fillojë të prodhohet në vend.