Sllovakia ka dhuruar 30 mijë euro për një nga spitalet Covid në vend. Lajmi u bë nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
Përmes një postimi në Facebook, ajo njoftoi se takoi homologun e saj sllovak Ivan Korčok.
Ajo falenderoi atë për ndihmën ndaj Shqipërisë dhe I kërkoi që të lejojë hapjen e një zyre përfaqësimi të Kosovës në Sllovaki.
“Ne ndajmë qëndrime të kundërta sa i përket statusit të Kosovës. Për këtë arye i kërkova të lejojë mundësinë e një zyre të përfaqësimit të Kosovës në Bratislave. Falenderojnë për donacionin 30 mijë euro për një nga spitalet për pandeminë.”
Xhaçka e falenderoi gjithashtu homologun e saj për mbështetjen e Sllovakisë për integrimin europian të Shqipërisë.