
Sllovenia do të nis testimin masiv kundër koronavirusit. Ajo do të bëj një fushatë, ku synohet të arrihet testimi i një të katërtës së popullsisë, rreth 500 mijë banorë.
Faza e parë do të zgjasë deri të enjten. Faza e dytë do të nisë pas Krishtlindjeve.
Faza e dytë do të përqëndrohet tek punëtorët siç janë, mësuesit, ushtarët dhe oficerët e policisë.
Sekretarja e ministrisë së Shëndetësisë në Slloveni, Marija Magajne, tha të hënën se programi synon të frenojë përhapjen e koronavirusit, uljen e numrit të njerëzve të shtruar në spital, si dhe vdekjet.
Që nga muaji mars më shumë se 2.400 persona janë infektuar në Slloveni kanë humbur jetën mbi 107.000 persona.