
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli foli për proritetet dhe agjendën e presidencës sllovene të BE-së, që fillon në 1 korrik.
Jansha deklaroi se fokusi do të jetë në procesin e zgjerimit dhe në Ballkanin Perëndimor. Ai njoftoi se Sllovenia do të zhvillojë në 6 tetor edhe një samit me udhëheqësit e 6 vendeve të rajonit.
Jansha shtoi se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë strategjike ndaj sfidave me të cilat përballet Evropa.
Sllovenia gjithashtu mbështet zgjerimin e zonës Schengen me vende si Kroacia, Bullgaria dhe Rumania.
Jansha gjeti mbështetjen e Sassolit, i cili premtoi se Parlamenti do të mbështesë presidencën gjashtë-mujore sllovene në realizimin e prioriteteve të saj.