Burime të mirëinformuara gati gjithmonë të paguara nga Ilir Meta, shprehen se është organizuar një sondazh mbi mënyrën se si shqiptarët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.
Flitet se sondazhi mund të jetë kryer nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose nga një organizatë amerikane e paindentifikuar. Të dhënat e sondazhit po qarkullojnë nëpër tavolinat e politikanëve shqiptarë.
Me sa kuptohet, ndryshimi i papritur i politikës fiskale të Ramës për heqjen e inspektorëve tatimorë dhe reduktimin e taksave për biznesin e vogël, vjen si pasojë e leximit dhe kuptimit të këtij sondazhi.
Të dhënat e sondazhit e nxjerrin Partinë Socialiste forcën e tretë në vend.