Sondazhi i The Hill: Biden kryeson ndaj Trump në nivel kombëtar

Nga Exit News
Sondazhi i The Hill: Biden kryeson ndaj Trump në nivel kombëtar

Joe Biden, kandidati demokrat për president të SHBA-ve kryeson ndaj Presidentit Trump me 4 pikë përqindje në të gjithë vendin si nga votuesit e regjistruar ashtu edhe nga votuesit e mundshëm sipas një sondazhi të ri të Hill-HarrisX, raporton The Hill.

46 përqind e votuesve të regjistruar në sondazhin e kryer në 25 deri në 28 tetor thanë se ata do të votojnë për Biden, i njëjti rezultat ishte edhe një muaj më parë. Ndërsa, 42 përqind e votuesve të regjistruar thanë se do të votonin për Trump.

Sondazhi zbuloi se 49 përqind e votuesve të mundshëm thanë se ata do të zgjidhnin Biden si kandidatin e tyre të preferuar presidencial, ndërsa 45 përqind e votuesve të mundshëm thanë të njëjtën gjë për Trump.

Biden kryeson në sondazhine The Hill. “Ai me shumë gjasa ka arritur të marrë edhe votën e  të pavendosurve, duke i dhënë atij një epërsi prej gjashtë pikësh në krahasim me Trump”, tha Dritan Nesho, drejtuesi i sondazhit të The Hill.

“Fuqia e Biden po vjen nga votuesit periferikë, në veçanti nga gratë dhe pensionistët, të cilët janë larguar nga Trump dhe nuk e mbështesin atë si në 2016,” shtoi Nesho.

Sondazhi i Hill-HarrisX u krye në internet me 2,824 votuesve të regjistruar dhe me 2,359 votuesve të mundshëm. Ai ka një diferencë gabimi prej 1.85 pikë përqindje dhe 2 pikë përqindjeje.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>