Gazetarja e njohur Sonila Meço ka shprehur sot revoltë ndaj Ministres Lindita Nikolla dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj për përvetësimin e meritave për rikonstruksionin e një shkolle në kryeqytet.
Sipas një postimi publik të Zonjës Meço, ajo së bashku me kolegun Qetsor Feruni dhe kolegë të tjerë të Agon Channel, ndërmorën, kohë më parë, një fushatë sensibilizuese për ngritje fondesh për rinovimin e Shkollës Speciale 9-Vjeçare Luigj Gurakuqi.
Falë përpjekjeve të tyre dhe mbështetjes nga biznesmenë u bë e mundur përmirësimi i kushteve në këtë shkollë.
Sot, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë ErionVeliaj kanë organizuar një ceremoni inagurimi të rinovimit të shkollës, në të cilën nuk janë përmendur apo njohur fare përpjekjet e tyre që mundësuan rinovimin, duke lënë të nënkuptohet që rinovimi është kontribut i qeverisë dhe Bashkisë Tiranë.
Zonja Meço e ka quajtur ceremoninë “një maskaradë” dhe sjelljen e Nikollës dhe Veliajt “krekosje”.