Akullorja alternative me shijen e vertetë të frutave quhet Sorbeto.
Pak histori
Mendohet që origjina e sorbeto-s është nga Kina dhe që falë Marko Polos ajo erdhi në Itali. Fjala sorbeto vjen nga arabishtja chorbet ose sharbet (shërbet) i ëmbël.
Megjithatë që në antikitet perandori Neron përdorte dëborë nga Alpet të përzier me mjaltë, dhe si një nga delikatesat e kohës ajo erdhi deri më sot duke nxjerrë në pah shijen e vertetë të frutave dhe freskinë e tyre nepermjet ftohjes.
Sorbeto kompozohet vetëm nga tre elementë, fruta, ujë dhe sheqer por per të arritur rezultat duhet të balancohen raportet e këtyre tre elementeve.
Për 1 person me pasion duhen:
- 500g mjedra
- 180g sheqer
- 150 g ujë
Në një mixer hedhim mjedrat e fresketa dhe i reduktojmë në pure.
Ndërkohë hedhim ujin dhe sheqerin në tenxhere dhe i vëmë të valojnë . Shërbeti eshte gati kur marrim një pike shërbet dhe e vëmë mbi thua dhe pika rri e paprishur.
E heqim shërbetin dhe e përziejmë me purenë e mjedrës. E lemë të ftohet dhe e hedhim në enën që bën akullore. Në pamundesi të aparatit për akullore e hedhim masën në një enë e mbulojmë me një film plastik dhe e vemë në ngrirje per 8 orë.
Jamystic këshillon: Ngrirësit në shtëpi nuk janë të përshtatur për akullore, kështu që ngrirja bëhet shumë e fortë.
Për ta konsumuar sorbeton, nxirreni 25-30 minura para nga ngrirja.