
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca deklaroi sot se Bashkimi Europian po vëzhgon zbatimin e paketës së qeverisë anti-krim.
Duke folur me gazetarët, ambasadori tha se ligji në parim është i mirë, pasi ndjek paranë e pisët, por duhet parë nëse zbatimi i tij do të jetë në përputhje me të drejtat e njeriut:
“Ajo që mund të them është ky ligj i posaçëm aplikon një parim që ka funksionuar, ndjek paranë.
Ligji është i qartë për subjektet e tij dhe për BE tani në këto momente është e rëndësishme mënyra si po zbatohet ligji.
Ne po monitorojmë nga afër zbatmin e këtij ligji vazhdoj të jem në kontakt të përhersmë me autoritet dhe javën tjetër do të kem takim me kreun e SPAK. Është e rëndësishme që ligji të zbatohet në mënyrë të plotë dhe në përputhje me të drejtat e njeriut.”
Për më tepër për paketën e qeverisë kundër krimit lexoni këtu.