Soreca: Integrimi në BE do përmirësojë jetën e shqiptarëve

Nga Exit News
Soreca: Integrimi në BE do përmirësojë jetën e shqiptarëve

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca deklaroi, të hënën, se integrimi i Shqipërisë në BE do sjellë shumë ndryshime pozitive në jetën e qytetarëve.

Duke folur gjatë një takimi online me rastin e çeljes së shkollës së Integrimit Europian për vitin 2020, Soreca u shpreh se partitë në vend duhet të investojnë në dialog sepse nëse ka diçka që i bashkon shqiptarët, përtej partive politike, ajo është dëshira për tu integruar në BE:

“Çdo kush duhet të investojë për dialog politik, për integrimin. Nëse ka një element që njohim që partitë bashkohen është integrimi, pasi 93% e shqiptarëve duan integrim europian.

Europa do të jetë më afër nëse negociatat nisin, dy gjëra janë kryesore, vullneti politik, kompeticion i ideve dhe gjetja e zgjidhjeve. Qytetarët shqiptarë duan zgjidhje.”

Soreca përshëndeti dhe studentët e shkollës së Integrimit Europian.

“Besoj tek kjo shkollë. Është instrument për të përgatitur rrjetet. Ju të gjithë do luani rolin tuaj që do jetë deçiziv në integrim europian,” u shpreh Soreca.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>