Soreca: Mirëpresim rikthimin e opozitës në bisedimet e Reformës Zgjedhore

Nga Exit News
Soreca: Mirëpresim rikthimin e opozitës në bisedimet e Reformës Zgjedhore

Pas ambasadores amerikane Kim, edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur kthimin e opozitës në bisedimet për reformën zgjedhore.

Soreca shkroi në Twitter:

“Mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për të rifilluar punën ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik.

Ajo shërben për interesin më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon për të përfunduar këtë reformë të rëndësishme pa vonesë, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar Komisioni Europian.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme