
Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca vizitoi të hënën Kukësin, për të parë nga afër mundësitë për investime në turizëm dhe administrimin e mbetjeve.
Në një postim në Twitter, Soreca ndau disa foto me kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicit dhe shkroi:
“Kukësi ka potencialin për të zhvilluar ekonominë e tij në një mjedis të shëndetshëm. Sot në Kukës me Kryetarin e Bashkisë Safet Gjicin, diskutuam se si të maksimizohen investimet e BE-së në administrimin e mbetjeve dhe turizmin e qëndrueshëm në bashki.”
Gjatë vizitës, Soreca ndaloi dhe në zyrën e BE-së në Kukës dhe zyrën ADISA, e financuar nga BE-ja për ofrimin e një sërë shërbimesh administrative në një vend të vetë.