Soreca përshëndet bashkëpunimin e policisë shqiptare me Frontex-in e Europol-in

Nga Exit News
Soreca përshëndet bashkëpunimin e policisë shqiptare me Frontex-in e Europol-in

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca përshëndeti, të mërkurën, bashkëpunimin e policisë shqiptare me policitë e 33 vendeve të tjera në një operacion kundër krimit të organizuar në Europën Jugore.

Operacioni i quajtur SEE JAD u krye me mbështetjen e agjencive ligjzbatuese të BE-së Europol, Frontex dhe Eurojust.

Si pjesë e operacionit në vend u arrestuan shtatë shqiptarë dhe të huaj, si dhe u proceduan 8 shqiptarë dhe të huaj. Atyre iu sekuestruan armë zjarri dhe municione.

Në total gjatë katër ditëve të operacionit u arrestua 166 persona:

  • 17 persona për trafikim të armëve të zjarrit ose posedim i paligjshëm i tyre;
  • 73 persona për kontrabandim migrantësh ose imigracion të paligjshëm;
  • 37 persona për trafik droge;
  • 7 persona për trafik droge dhe armësh;
  • 12 persona për falsifikim dokumentesh;
  • 19 persona për krime të tjera;
  • 1 i arrestuar me urdhër arresti ndërkombëtar.

Operacioni katërditor u organizua nga Europol, me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës, të cilat janë përparësitë kryesore të Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT), e cila mbështeti këtë operacion.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>