
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca uroi, të enjten, anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo, i cili u betua sot.
Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese është arritje për Shqipërinë dhe reformën në drejtësi:
“Sot Përparim Kalo është betuar para Presidentit Ilir Meta si Anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë atë dhe i urojmë punë të mbarë atij dhe të gjithë anëtarëve pasi Gjykata tani është funksionale, një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe reformën e drejtësisë.”
Përparim Kalo, anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese u betua të enjten para presidentit Ilir Meta.
Betimi i Kalos bën funskionale Gjykatën Kushtestuese, pas rreth 3 vitesh bllokim – me 6 anëtarë Gjykata ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime.