Soreca uron kandidatët për në Shkollën e Magjistraturës: Ju jeni e ardhmja e drejtësisë

Nga Exit News
Soreca uron kandidatët për në Shkollën e Magjistraturës: Ju jeni e ardhmja e drejtësisë

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca i uroi të premten ‘suksese’ kandidatëve për 100 vende në Shkollën e Magjistraturës. Soreca theksoi se ata janë e ardhmje e Reformës në Drejtësi, zbatimi i së cilës duhet të vazhdojë.

një postim në Twitter, Soreca shkruan:

“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Ne i urojmë më të mirat aplikantëve të sotëm për magjistratë dhe këshilltarë.

 277 kandidatë për 100 vende për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistrasturës. Shkolla ka të ardhmen e Reformës në Drejtësi në duart e saj dhe BE është në anën e saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj, që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet politike dhe presioneve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>