Soros rigrupon forcat: Strategji e re për të marrë pushtetin politik në Amerikë

Soros rigrupon forcat: Strategji e re për të marrë pushtetin politik në Amerikë

Një nga humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, përveç Hillary Clinton dhe Obamës, është padyshim George Soros.

Miliarderi jo vetëm financoi me gati 30 milionë dollarë fushatën e Clinton por edhe dhjetëra miliona të tjerë në shumë fushata në të gjitha nivelet nga senator deri tek zgjedhjet lokale.

Por duket se humbja nuk e ka shkurajuar sepse menjëherë ai dhe një grup milionerësh liberal amerikanë kanë vendosur të hartojnë një strategji të re për të mbështetur ringjalljen e të majtës ekstreme në SHBA, e cila u godit rëndë në këto zgjedhje.

Një klub ekskluziv i këtyre mbështetësve të pasur i quajtur “Aleanca Demokratike” u mblodh tre ditët e fundit në Washington për të hartuar strategjinë kundër kërcënimit që po vjen dhe për të rimarrë sërish pushtetin, duke filluar që nga 2017.

Çfarë është Aleanca Demokratike

Aleanca Demokratike e themelua nga Soros në vitin 2005, ka kanalizuar më shumë se 500 milionë dollar drejt grupeve liberale dhe kandidatëve demokratë.

Çdo anëtar i klubit – në të përfshihen më shumë se 100 miliarderë – duhet të dhurojnë të paktën 200 mijë dollarë në vit për të mbështetur grupet aktiviste. Ato duhet të paguajnë edhe një shumë mujore prej 30 mijë dollarësh për të financuar stafin e këtij klubi dhe takimet e aleancës.

Që nga themeli në vitin 2005, Aleanca Demokratike ka financuar organizatat kryesore të politikës së majtë në SHBA si Media Matters, Qendra për Zhvillimin Amerikan (Center for American Progress) dhe një sërë OJF-sh të tjera të rëndësishme amerikane – të cilat drejtohen nga njerëzit e Clintonit.

Prania e Sorosit, i cili rrallë merr pjesë në aktivitetet e klubit, dëshmon për rëndësinë e këtij takimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>