Kristi Mane ndërroi jetë

Sot, në mëngjes, Kristi Mane, 10 vjeç, ndërroi jetë në spitalin e Bergamos. Ai iu nënshtrua një operacioni për transplantin e mëlçisë. Pas operacionit, i cili zgjati 12 orë, Kristi Mane ra në koma.

Në nëntor të vitit 2015, News 24 dhe qytetarë nga i gjithë vendi, mblodhën një shumë prej 165 mijë eurosh të mjaftueshme për të kryer operacionin e transplantit, në Itali.

Ndërkohë që, Ministria e Shëndetësisë nuk ndërmori asnjë hap konkret për të shpëtuar jetën e Kristit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>