SPAK akuzon për grup kriminal, kundërshtarët e Aldo Bares

Nga Exit News
SPAK akuzon për grup kriminal, kundërshtarët e Aldo Bares

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka akuzuar për grup të strukturuar kriminal Orges Bilbilin, Leart Haxhiun dhe Anterio Kaloshi, të cilët dyshohen si autorë të disa vrasjeve në Lushnje.

Në tetor 2019, Haxhiu, Bilbili dhe Anterio Kaloshi vrau Besmir Hidën 40 vjeç, në qendër të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali.

Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili në shtator 2017.

Bilbili akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali, në maj 2015.

Ai është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike dhe prej 3 vitesh ishte në kërkim ndërkombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>