SPAK arreston 8 zyrtarë për korrupsion në tenderin e uniformave të Policisë

Nga Exit News
SPAK arreston 8 zyrtarë për korrupsion në tenderin e uniformave të Policisë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka arrestuar 8 nga 9 zyrtarët e hetuar për abuzim me tenderin e unifrmave të policisë.

Personat e arrestuar janë:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Prokurorimeve në Ministrinë e Brendshme dhe anëtarët e Komisionit të ofertave Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.

Ky tender u denoncua në SPAK, në gusht 2020, nga grupi parlamentar “Demokrat” i opozitës parlamentare. Ata kallëzuan në prokurori 2 ministra dhe 4 zyrtarë përgjegjës për tenderët publikë në lidhje me tenderin prej 23 milionë eurosh të uniformave të punonjësve të policisë.

3 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme