SPAK arreston për korrupsion Prokurorin e Kukësit

SPAK arreston për korrupsion Prokurorin e Kukësit

Policia ka arrestuar të mërkurën Kreun e Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Kukës, Edmond Karriqi.

Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com, Karriqi akuzohet nga SPAK se ka kërkuar dhe ka përfituar shuma parash në këmbim të favorizimit të personave nën hetim.

Po ashtu, theksohet se janë siguruar prova konkrete për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pasiv për llogari të Prokurorit të Kuksit.

Në pranga ka rënë edhe shoferi i tij, Isuf Gega, i cili emërtohet në padi si bashkëpunëtor, së bashku me dy shtetas të tjerë, D.D dhe E.B.

Pas arrestimit policia ka bërë kontrolle në banesën e Karriqit, ndërkohë që hetimet për çështjen ende nuk janë mbyllur.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>