
Prokuroria Anti Korrupsion SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë si të pandehur ish-drejtorin e Tatimeve në Korcë, Thoma Tontonozi dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi.
Ata akuzohen për korrupsion të kryer në bashkëpunim gjatë detyrës në Drejtorinë e Tatimeve Korçë.
Dy ish-zyrtarët u arrestuan në gusht, pasi i kishin premtuar disa bizneseve se nuk do të ushtronin kontroll të thelluar për shkelje të mundshme në bizneset e tyre, në shkëmbim të rryshfetit.