SPAK ka dërguar në gjykatë hetimin për grabitjen e 6,6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit në 9 prill 2019. Tani, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, e cila do të vendosë nëse do të nisë gjykimin apo do të kërkojë hetime më të thelluara.
Personat e akuzuar për grabitjen janë Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula, Alkond Bengasi dhe Saimir Çela.
Pjesë e akuzës është dhe Talo Çela, i cili është ende në kërkim.
Nga hetimet, SPAK ka gjetur se kreu i bandës ka qenë Admir Murataj, i cili u vra nga policia gjatë grabitjes.
Po ashtu, Ragip Hajdini, pjesë e të arrestuarve, humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Grabitja e 9 prillit ndodhi në pistën e fluturimit, teksa punonjësit ishin duke transportuar valixhet në avionin e kompanisë Austrian Airlines, që do të fluturonte drejt Vienës në orën 15:05. Ngjarja ndodhi pak minuta përpara se avioni të nisej.